Funksionet e bashkisė
Bashkia kryen njė sėrė detyrash sipas funksioneve nė vijim
Nė bazė tė Ligjit "Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" Nr. 8652, datė 31.07.200, nė mbėshtetje tė neneve 13, 81, 83 pika 1 dhe 108-115 tė Kushtetutės dhe nė pėrputhje me vendimet e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bashkia Elbasan ushtron funksionet e mėposhtme:
Nė fushėn e infrastrukturės dhe tė shėrbimeve publike:
- Furnizimi me ujė tė pijshėm;
- Funksionimi i sistemit tė kanalizimeve tė ujrave tė bardha, tė ujrave tė zeza dhe kanaleve mbrojtėse tė zonave tė banuara;
- Ndėrtim, rehabilitim dhe mirėmbajtje e rrugėve me karakter vendor, trotuarėve dhe shesheve publike;
- Ndriēimi i mjediseve publike;
- Funksionimin e transportit publik urban;
- Administrimin e varrezave dhe garantimin e shėrbimit tė varrimit;
- Shėrbimin e dekorit;
- Administrimin e parqeve, lulishteve dhe zonave tė gjelbėruara publike;
- Grumbullimin, largimin dhe pėrpunimin e mbeturinave;
- Planifikimin urban, menaxhimin e tokės dhe strehimit sipas mėnyrės sė pėrcaktuar me ligj
Nė fushėn e shėrbimeve me karakter social, kulturor dhe sportiv:
- Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive dhe administrimi i institucioneve pėrkatėse;
- Organizimi i veprimtarive sportive, ēlodhėse e argėtuese dhe administrimi i institucioneve pėrkatėse;
- Shėrbimi social dhe administrimi i institucioneve si ēerdhe, azile, shtėpi fėmije etj.
Zhvillimi ekonomik vendor:
- Pėrgatitja e programeve tė zhvillimit ekonomik vendor;
- Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe i rrjetit tė tregtisė;
- Zhvillimi i biznesit tė vogėl, si dhe zhvillimi i veprimtarive nxitėse si panaire dhe reklama nė vendet publike;
- Organizimi i shėrbimeve nė mbėshtetje tė zhvillimit ekonomik vendor si informacioni, struktura dhe infrastruktura e nevojshme;
- Shėrbimi veterinar;
- Ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor.
Rendi dhe mbrojtja civile:
- Ruajtja e rendit publik pėr parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit tė akteve tė bashkisė;
- Mbrojtja civile.
Nė zbatim tė Ligjit "Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Qendrore", Kreun IV, nenin 11, "Funksionet e pėrbashkėta", Bashkia Elbasan ushtron njė numėr funksionesh tė pėrbashkėta me pushtetin qendror si dhe kontribuon nė arritjen e standardeve kombėtare nėn kėrkesėn e pushtetit qendror. Nė kėtė rast pushteti qendror siguron mbėshtetje tė mjaftueshme financiare dhe materiale. Raportet mes njėsive tė qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore pėr funksionet e pėrbashkėta rregullohen me ligj ose akte nėnligjore.
Mė poshtė janė rradhitur funksionet e pėrbashkėta:
- Arsimi parashkollor dhe parauniversitar;
- Sistemi i shėrbimit parėsor shėndetėsor dhe mbrojtja e shėndetit publik;
- Kujdesi social, zbutja e varfėrisė dhe garantimi i funksionimit tė institucioneve pėrkatėse;
- Rendi publik dhe mbrojtja civile;
- Mbrojtja e mjedisit;
Si dhe njė numėr funksionesh tė tjera tė pėrbashkėta, sipas mėnyrės sė pėrcaktuar nė ligj. Nė zbatim tė Ligjit "Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Qendrore", Kreun IV, Neni 12, "Funksionet dhe kompetencat e deleguara ", Bashkia Elbasan ushtron edhe njė numėr funksionesh dhe kompetencash tė deleguara, tė detyrueshme ose jo (nė varėsi tė faktit nėse janė pėrcaktuar me ligj) pėr tė cilat ėshtė autorizuar nga institucionet qendrore, sipas procedurave tė pėrcaktuara nga kėto tė fundit. Nė kėtė rast institucioni qendror i garanton bashkisė mbėshtetjen e nevojshme financiare pėr ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave tė deleguara, por edhe bashkia me nismėn e vet mund tė pėrdorė burime tė veta finaciare pėr ushtrimin e kompetencave dhe funksioneve tė deleguara, me synim ngritjen nė nivel mė tė lartė tė shėrbimeve nė interes tė bashkisė.
Nė zbatim tė Ligjit "Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Qendrore", Kreun IV, Neni 14, "Bashkėpunimi ndėrkomunal pėr kryerjen e funksioneve", Bashkia Elbasan ushtron tė drejtėn e bashkėpunimit ndėrkomunal, duke pėrdorur njė nga mėnyrat e mėposhtme:
- Marrvėshje pėr kryerjen sė bashku tė njė ose disa funksioneve;
- Kontraktim me njė njėsi tjetėr tė qeverisjes vendore pėr ushtrimin e njė ose disa funksioneve;
- Kontraktim nga ana e disa njėsive me njė palė tė tretė pėr ushtrimin e njė ose disa funksioneve.
Dy ose mė shumė njėsi tė qeverisjes vendore, si dhe njė njėsi e qeverisjes vendore me organe tė pushtetit qendror mund tė lidhin marrėveshje tė pėrbashkėta pėr krijimin e njė personi juridik tė ndarė nga palėt, tė cilit i japin autoritet dhe kompetenca tė caktuara. Ky person juridik quhet subjekt i kompetencave tė pėrbashkėta. Pėr secilėn palė pėrcaktohet ndihmesa finaciare, ndihmesa me shėrbime, ndihmesa me pajisje dhe me punonjės tė kualifikuar ose ēdo aset tjetėr i nevojshėm pėr realizimin e qėllimit.
Pas krijimit tė tij subjekti i kompetencave tė pėrbashkėta pėrgjegjės pėr administrimin e marrėveshjes, brenda 30 ditėsh nga data e krijimit dhe nėnshkrimit tė marrėveshjes, njofton zyrtarisht prefektin. Pas njoftimit zyrtar qė i bėhet prefektit, marrėveshja bėhet e zbatueshme dhe subjekti i kompetencave tė pėrbashkėta merr fuqi ekzekutimi.
|