Detyrat dhe funksionet e Kėshillit tė Bashkisė
Mbėshtetur nė Ligjin Nr 8652, datė 31.07.2000 pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore, Kėshilli i Bashkisė ka kėto detyra dhe kompetenca:
- Miraton statutin e bashkisė, si dhe rregulloren e brendshme tė funksionimit tė vet.
- Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zėvendėskryetarin e kėshillit.
- Emėron dhe shkarkon sekretarin e kėshillit bashkiak.
- Miraton strukturėn organizative dhe rregulloret bazė tė administratės sė bashkisė, tė njėsive e institucioneve buxhetore nė varėsi tė bashkisė, si dhe numrin e personelit tė tyre, kėrkesat pėr kualifikimin, pagat dhe mėnyrat e shpėrblimit tė punonjėsve dhe tė personave tė tjerė tė zgjedhur ose tė emėruar nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
- Miraton aktet e themelimit tė ndėrmarrjeve, shoqėrive tregtare, si dhe tė personave tė tjerė juridikė qė krijon vetė ose ėshtė bashkėthemelues.
- Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
- Miraton tjetėrsimin ose dhėnien nė pėrdorim tė pronave tė tretėve.
- Organizon dhe mbikėqyr kontrollin e brendshėm tė bashkisė.
- Vendos pėr taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.
- Vendos pėr marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj tė tretėve.
- Vendos pėr krijimin e institucioneve tė pėrbashkėta me njėsi tė tjera tė qeverisjes vendore, pėrfshi subjektin e kompetencave tė pėrbashkėta ose me persona tė tretė.
- Vendos pėr fillimin e procedurave gjyqėsore pėr ēėshtje tė kompetencės sė vet.
- Zgjedh pėrfaqėsuesit e kėshillit bashkiak nė kėshillin e qarkut.
- Vendos pėr dhėnien ose heqjen e mandatit tė kėshilltarit.
- Miraton norma, standarde e kritere pėr rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve qė i janė dhėnė atij me ligj, si dhe pėr mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
- Vendos pėr simbolet e bashkisė.
- Vendos pėr emėrtimin e rrugėve, tė shesheve, tė territoreve, tė institucioneve dhe tė objekteve nė juridiksionin e bashkisė.
- Jep tituj nderi dhe stimuj.
- Vendos pėr rregullat, procedurat dhe mėnyrat e realizimit tė funksioneve tė deleguara, nė bazė dhe pėr zbatim tė ligjit me tė cilin bėhet ky delegim te bashkia.
|