|
Kopeshti Ali Arapi me Palestėr tė Re
Nė kopėshtin Ali Arapi me njė investim tė Bashkisė Elbasan ėshtė bėrė ndėrtimi dhe kompletimi me pajisje i njė palestre fėmijėsh e cila ėshtė realizuar nga Qėndra Ekonomike e Arsimit. Nė ndihmė tė Bashkisė Elbasan pėr kėtė investim qė do ti shėrbejė fėmijėve tė qytetit kanė dhėnė kontribut disa biznesmenė tė qytetit tonė, prindėrit e fėmijėve qė mėsojnė nė kėtė kopėsht dhe njė pėrkushtim i madh nga ana e drejtoreshės sė kėtij kopeshti. Me vėnien nė funksionim tė kėsaj palestre e cila ėshtė e e vetme nė llojin e saj nė qytet, fėmijėt do tė kenė mė shumė mundėsi dhe hapėsira pėr zhvillimin e aktiviteteve tė ndryshme argėtuese, kulturore, sportive etj, gjatė kohės qė mėsojnė nė kopėsht dhe mė gjėrė. Gjithashtu po nė kėtė kuadėr njė investim tjetėr qė vlen tė pėrmendet ėshtė rikonstruksioni total i ēerdhes numėr 7 brėnda tėrė parametrave bashkohore dhe kompletimi i saj me tė gjitha pajisjet e duhura duke e kthyer kėtė ēerdhe nė njė ambjent tė pėrshtatshėm dhe mjaft komod pėr kategorinė e fėmijėve qė mėsojnė nė tė. Kryetari i Bashkisė i ka kushtuar njė vėmėndje dhe rėndėsi tė madhe mirėfunksionimit tė kėsaj ēerdheje, siē dihet kjo ėshtė ēerdhja e vetme nė qytetin tonė qė funksionon nė varėsi tė Bashkisė nėpėrmjet Qendrės Ekonomike tė Arsimit. Nė kėtė ēerdhe ka njė staf prej nėntė punonjėsish qė kujdesen pėr rreth 60 fėmijė tė grup moshės nga 0-3 vjeē tė cilėt ushqehen dhe qėndrojnė nė kėto ambjente nga ora 07:30 deri nė orėn 18:00. Investimet e Bashkisė Elbasan do tė vazhdojnė edhe nė vazhdėn e kėtij viti nė kėtė drejtim. Gjatė kėtij viti Bashkia do tė vendosė sistemin e ngrohjes qėndrore me kaldaja nė kopshtet e qytetit duke kryer kėshtu premtimet e dhėna nga Kryetari i Bashkisė nė drejtim tė interesimit pėr kujdesjen dhe mirėrritjen e kėsaj kategorie fėmijėsh.
|