Kontakto  |  Indeksi
E Martė, 13 Tetor 2009

Ambasadori i Spanjės viziton Bashkinė Elbasan

Ambasadori i Spanjės z. Manuel Montabbio vizitoi Bashkinė Elbasan nė kuadėr tė njė turi nė gjithė qytetet e mėdha tė vėndit pėr tu njohur mė nga afėr me kėto qytete. Ambasadori u prit nga Kryetari i Bashkisė z. Qazim Sejdini, pėr z. Montabbio kjo ishte hera e parė qė vizitonte qytetin tonė dhe tregoi mjaft interes pėr tu njohur mė shumė me Elbasanin, tė kaluarėn e tij, kulturėn, artin dhe problematikat qė ka qyteti.
Nė kėtė takim u prekėn problematika tė ndryshme nė lidhje me qytetin e Elbasanit ku tė dy palėt ranė dakort pėr njė bashkėpunim nė tė ardhmen dhe z. Montabbio u shpreh se institucioni qė ai pėrfaqėson do tė jetė njė urė lidhėse bashkėpunimi midis dy vendeve. Kreu i Bashkisė nėpėrmjet Ambasadorit kėrkoi dhe i bėri ftesė qė nė njė tė ardhme jo tė largėt firmat Spanjolle tė vijnė e tė investojnė nė qytet pasi kjo do i shėrbejė akoma mė shumė bashkėpunimit midis dy vendeve.
Pas takimit nė ambjentet e Bashkisė Ambasadori i shoqėruar nga Kryetari Bashkisė dhe N/Kryetari Serafin Papa vizituan Muzeun Etnografik, Mozaikun e Bezistanit qė u zbulua verėn e shkuar, Teatrin Skampa dhe mė pas duke ecur nė rrugicat e kalasė vizituan Xhaminė “Mbret” dhe Kishėn e “Shėn Pjetrit”.

Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.