|
Njė qėndėr qyteti me vizionin e turizmit
Bashkia Elbasanit nė kuadėr tė rregullimit tė qėndrės sė qytetit vazhdon punimet pėr ti ndryshuar pamjen dhe pėr ta bėrė Elbasanin njė qytet ku tė ketė mė shumė hapėsira tė gjelbėrta, me mė shumė pastėrti, me mė shumė lulishte, njė qytet ku tė jetohet sa mė mirė dhe njė qytet qė rrit dita ditės interesin e turistėve vėndas por edhe tė huaj akoma mė shumė pėr ta vizituar. Projekti qė po zbatohet nė qėndėr tė qytetit ėshtė implementimi i fazės sė parė tė planit rregullues sė qytetit i miratuar nga dhe K.RR.T.R.SH me vendim nr.1 datė 18.12.2004. Projekti nė fjalė ėshtė projektuar nga Drejtoria Projekimit nė Drejtorinė e Urbanistikės tė Bashkisė Elbasan dhe ėshtė kombinim i projektit tė qėndrės sė qytetit nga studio B-Grup me qėndėr nė Xhenova tė Italisė dhe projektit qė po kryen Universiteti I Pizės nė bashkėpunim me Institutin e Monumenteve tė Kulturės Tiranė. Financimi i kėtij projekti vjen nga tė ardhurat e Bashkisė dhe ėshtė miratuar nė Kėshillin Bashkiak. Nė kėtė projekt do tė bėhet rehabilitimi i rrugės nga Teatri Skampa deri tek kryqėzimi 1 Maj duke pėrfshirė kėtu edhe sheshin Gensher. Nė punimet qė po bėhen ėshtė duke u sistemuar lulishtja pėrgjatė murit tė kalasė me pllaka, stola dhe ndriēimi i cili do tė jetė nga poshtė murit tė kalasė. Gjithashtu sheshi Gensher do tė shtrohet me pllaka ku qytetarėt do tė kenė mundėsi ta pėrdorin si shėtitore, pėr shkak tė gjėndjes sė keqe tė pemėve egzistuese erdhi si nevojė edhe mbjellja e pemėve tė reja. Pemėt e reja qė u zėvėndėsuan me tė vjetrat janė Photinia dhe nė ēdo stinė tė vitit ajo mban ngjyrėn e gjelbėr dhe ka njė lartėsi prej 5 metrash. Tė gjithė qytetarėt e Elbasanit me ardhjen e stinės sė Pranverės do tė kenė njė mundėsi mė tepėr pėr tė dalur nga shtėpitė e tyre e pėr tė kaluar disa ēaste shlodhėse pranė kėtyre ambjenteve tė reja qė po krijon Bashkia pėr ta.
|