Kontakto  |  Indeksi
E Enjte, 20 Nėntor 2008

Kyetari i Bashkisė takohet me qytetarėt elbasanas pėr tė informuar dhe paraqitur atyre punėn e bėrė gjatė vitit 2007 dhe  projektet e Bashkisė tė cilat do tė implementohen gjatė kėtij viti nė shėrbim tė tyre.

Nė ambjentet e teatrit “Skampa” me nismėn e Forumit tė Mendimit tė Lirė mbėshtetur nga Ambsada Amerikane u realizua njė takim ku merrte pjesė Kryetari i Bashkisė Qazim Sejdini, drejtori i kėtij Forumi Mentor Kikia dhe qytetarė nga lagje tė ndryshme tė qytetit tė Elbasanit. Nė kėtė takim ku morėn pjesė njė numėr i madh qytetarėsh qėllimi kryesor ishte llogaridhėnja, transparenca, pėrgjigje e pyetjeve tė qytetarėve nga ana e Kryetarit tė Bashkisė dhe informim i komunitetit pėr punėn e deritanishme nga viti 2007 dhe projektet qė do tė implementojė gjatė kėtij viti Bashkia.
Hapjen e kėtij takimi e ka bėrė drejtori i Forumit tė Mendimit tė Lirė Mentor Kikia ku nė fjalėn e tij u shpreh se takime tė tilla me drejtues tė pushtetit vendor duhet tė realizohen sa mė shumė nė menyrė qė qytetarėt tė informohen rreth punės qė bėhet gjithashtu duke kėkuar llogari pėr premtimet e dhėna gjatė periudhave tė fushatave zgjedhore, realizimin e kėtyre premtimeve, tė bėhen pjesė e vendimarrjes dhe menaxhimit tė qytetit sepse janė taksat e tyre dhe investimet qė bėhen tė kenė mbėshtetjen, ndėrgjegjėsimin pėr ruajtjen e ambjenteve sepse ato janė pikėrisht pėr tė pasur ata njė jetė sa mė tė mirė, mė tė pastėr e mė komode.
Mė pas fjalėn e merr Kryetari i Bashkisė i cili fillimisht falenderon qytetarėt elbasanas pėr pjesmarrjen dhe interesimin. Nė fjalėn e tij Kryetari i Bashkisė foli rreth disa investimeve tė cilat janė implementuar gjatė vitit 2007 i cili u shpreh se jemi pėrpjekur tė realizojmė njė menaxhim mė tė mirė dhe efektiv tė burimeve lokale duke punuar pėr zhvillimin e qytetit si njė i tėrė, tė pėrmirėsojmė urbanistikėn, infrastukturėn dhe tė ruajmė mjedisin. Njė rėndėsi tė veēantė pėr ne gjithashtu ėshtė tė rrisim transparencėn nė vendimarrje publike dhe tė kemi qytetarėt pjesė tė saj, tė promovojmė rritje ekonomike, tė ndjejmė dhe tė jetojmė me detyrimet qė kemi pėr qytetin. Duke u bazuar nė shifra konkrete Kryetari u shpreh se janė realizuar 35 prokurime prej tė cilave, 12 janė ndėrtime tė reja (rrugė, ndriēim, gjelbėrim, objekte shkollore, 7 janė rikonstruksione ndėrtimore dhe 3 makineri dhe paisje. Nė sektorin e tatim-taksave janė pėrcjellė 1964 dosje tė subjekteve tė biznesit tė vogėl pėrfshirė dhe transportin, nė fakt pėr vitin 2007 u arrit tė regjistrohen 2528 subjekte. Kjo u arrit si rezultat i menaxhimit tė mirė dhe rritjes sė efiēensės nė aktivitetin e institucionit nė kėtė drejtim, rritje tė numrit tė subjekteve qė kanė paguar taksat pėr vitin e kaluar ka patur nė tė gjitha strukturat e biznesit pėrfshirė kėtu edhe biznesin e madh. Ndėrsa shėrbimi urbanistik nė zbatim tė ligjit pėr urbanistikėn dhe planeve tė zhvillimit afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata janė miratuar 55 kėrkesa pėr studime pjesore urbanistike, 47 kėrkesa pėr sheshe ndėrtimi dhe janė dhėnė 116 leje ndėrtimi. Pėr sa i pėrket shėrbimeve publike ėshtė pėrpjekur tė pėrmirėsohet shėrbimi i pastrimit tė qytetit, gjelbėrimit dhe mjediseve publike tė qytetit, mirėmbajtja e rrjetit tė ndriēimit nė qytet, strehimi, transporti etj. Nė kėtė menyrė Kryetari i Bashkisė shpjegoi para qytetarėve tė cilėt janė taksapaguesit pėr ti treguar atyre se sa tė ardhura ka Bashkia dhe se sa nga kėto para shkojnė pėr investime duke i paraqitur ato me shifra konkrete pėr ēdo drejtori siē janė: Shėrbimet Sociale, Inspektoriati Ndėrtimit, Policia Bashkiake, Urbanistika, Tatim-Taksat, etj.
Pėr sa i pėrket projekteve tė vitit 2008 Bashkia nėpėrmjet Drejtorisė sė Politikave tė Zhvillimit Ekonomik realizoi buxhetimin me pjesėmarrje ku u zhvilluan takime nė ēdo lagje tė qytetit, pėr investimet qė do tė realizohen tė jenė pikėrisht vetė qytetarėt ata tė cilėt do tė vendosnin. Kryetari i Bashkisė mori pjesė personalisht nė ēdo takim pėr ti dėgjuar nga mė afėr problemet e komunitetit dhe me votimin e vetė banorėve nė menyrė transparente u zgjodhėn prioritetet pėr ēdo lagje. Vizioni ynė pėr qytetin u shpreh Kryetari ėshtė njė rilindje e qytetit me njė qeverisje lokale demokratike, transparente dhe llogaridhėnėse. Qytet me qėllim tė qartė zhvillimi, me nivel tė lartė jetese, me njė ekonomi tė pėrshtatur me rregullat e tregut, me infrastukturė moderne dhe mjedis tė pastėr, me urbanistikė qė tė jetė mishėrim i gėrshetimit tė antikės me ndėrtimet moderne, me arsim dhe kulturė nė vend udhėheqės nė rang kombėtar, njė qytet tėrheqės pėr investime tė huaja por dhe vendas, njė qytet qė tė na ftojė tė gjithėve ta kemi alternativėn tonė tė parė tė jetės.
Pas fjalės sė Kryetarit tė Bashkisė u zhvillua njė bashkėbisedim midis qytetarėve tė pranishėm nė sallė dhe Kryetarit i cili ju pėrgjigj tė tėra pyetjeve tė tyre.

 

Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.