|
Data e fillimit : Data e perfundimit :
Projekti
Ky projekt parashikon identifikimin e nje zone njesi te ndertuar banimi si perfaqesuese, qe i perket viteve 1960 kur ne Elbasan kishte nje rritje ekonomike dhe mjaft ndertime masive, dhe krijimin e nje perpjekje pilot per riperteritjen te zones. Njesi/zona ne shqyrtim per projektin ne fjale ka 2,800 banore, te cilet jetojne ne rreth 20 godina. Siperfaqja e pergjithshme e zones eshte 31,820m2. Sikurse zonat e tjera te ndertuara ne Elbasan, sot godinat jane te lena pas dore, me nderhyrje shtesash te paligjshme nga banoret, dhe hapesirat ndermjet godinave te mbushura me plehra dhe ndertime informale/ilegale, dhe ku mungojne ndricimi publik, hapesirat e gjelbra dhe kendet e lojrave. Rrjeti i infrastruktures rrugore dhe inxhinierike nentokesore ehste tejet i amortizuar.
Qellimi i Projektit
Per te ngritur cilesine e jetes ne zemren urbane te qytetit.
Rezultatet e Projektit
Ky projekt perfaqeson nje nga qellimet themeltare te zhvillimit per Elbasanin, sic eshte artikuluar ne takimet me komunitetin dhe mbledhjet me biznesin. Projekti do te permiresoje drejtperdrejte cilesine e jetese per 2,800 qytetare dhe do te nxise projekte te ngjashme ne zona te tjera te ndertuara banimi per te perfituar me shume qytetare; do te nxise zhvillimin e biznesit, sidomos bizneseve te vogla e te mesme qe ndodhen ne lagjet e banuara; do te pakesoje ndotjen dhe mbeturinat; dhe do te siguroje hapesira per kalimin e kohes se lire per qytetaret e te gjithe moshave.
Shkarkoni dokumentacionin e plote per kete Projekt
|