Kontakto  |  Indeksi
E Enjte, 20 Nėntor 2008

Publikuar mė: 13.11.2008
Riperteritja urbane e nje Blloku banimi ne Lagjen “28 Nentori”
Ky projekt parashikon identifikimin e nje zone njesi te ndertuar banimi, qe i perket viteve 1970 kur ne Elbasan kishte nje rritje ekonomike dhe mjaft ndertime masive, dhe krijimin e nje perpjekje pilot per riperteritjen te zones.

Data e fillimit :                                               Data e perfundimit :

Projekti

Projekti parashikon nje rikonstruksion te plote te infrastruktures rrugore perreth, duke perfshire ketu dhe shtrimin e trotuareve ne segmentet ku gjeresia e rruges e lejon. Siperfaqja totale e rrugeve dhe trotuareve eshte rreth 3 900 m².
Shtrimin e rrjetit nentokesor te ndriēimit per t’a zevendesuar ate me rrjetin egzistues ajror, rikonstruksionin e sistemit egzistues te drenazhimit te ujerave te shiut dhe ne vendet ku nuk ka shtrimin e K.U.B. dhe K.U.Z.
Ne kete projekt parashikohet vendosja e ndriēueseve ne te gjithe bllokun, per te permiresuar cilesine e sherbimeve te zones.

Qellimi i Projektit

Per te ngritur cilesine e jetes ne zemren urbane te qytetit me nje infrastrukture bashkekohore perreth nje ambjenti kulturor dhe sportiv.

Rezultatet e Projektit

Ky projekt do te sjelle perfitim per qytetaret te cilet shfrytezojne kete mjedis. Krijimi i ambjenteve shlodhese dhe te bukura perreth ketij objekti te rendesishem kulturor e sportiv do te sillte perfitim jo vetem tek banoret e zones por dhe tek i gjithe qyteti, pasi ky bllok banimi frekuentohet pothuajse nga te gjithe per vete pozicionimin e tij ne qender te qytetit.

 

Shkarkoni dokumentacionin e plote per kete Projekt

 

Riperteritja urbane e nje Blloku banimi ne Lagjen “28 Nentori”.pdf (91 KB) 

 



Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.