|
Data e fillimit : Data e perfundimit :
Projekti
Qyteti i Elbasanit ka 157 rruge, 500 pallate, 15,000 shtepi private, dhe 120 institucione publike. Aktualisht, rruget nuk kane shenja te rrugeve, pallatet, shtepite, dhe institucionet nuk kane tabela adresash. Nderkohe qe me pare ekzistonin disa shenja dhe pllakata, ato tashme ose nuk jane me ose jane te pasakta per shkak te ndryshimeve demografike, ndertimeve, mungeses se mirembajtjes, e te tjera. Zhvillimi i nje sistemi adresash do te rrise cilesine e sherbimeve bashkiake, duke perfshire sigurine publike, dhe permbushe detyrimin ligjor te bashkise per te patur dhe siguruar informacion te plote dhe te sakte urban dhe social.
Shtimi i zonave me ndertime formale dhe informale ka krijuar probleme te tilla qe bejne te pamundur numertimin dhe integrimin e tyre me sistemin actual te adresave I cili eshte I vjetruar dhe I pa korrigjuar ne vite. Zhvillimi i shpejte i biznesit si dhe i aktiviteteve te tjera te ngritura vitet e fundit nuk gjen pasqyrim ne sistemin aktual te adresave
Qellimi i Projektit
Te ndertoje infrastrukturen fizike te sistemit te ri te adresave per ti sherbyer qytetareve dhe bizneseve nepermjet informacionit te dukshem dhe te sakte mbi adresat.
Rezultatet e Projektit
Rezultatet e pritshme te projektit do te jene si me poshte:
- Infrastrukture fizike e ndertuar dhe funksionale ne te gjithe qytetin e Elbasanit
- Zyra e adresave prane Bashkise Elbasan e ngritur dhe operative
- Adresar ne sherbim te qytetareve, institucioneve, bizneseve, etj
Shkarkoni dokumentacionin e plote per kete Projekt
|