Kontaktet me dhomen e tregtise
Dhoma e Tregtise dhe e Industrise Elbasan Keshilli i Qarkut Elbasan Tel/Fax 3555455490, 5745 E-mail: cciel@albmail.com
Themelimi i dhomes se pare tregtare ne elbasan (Mars 1923)
Pas qarkores se dhene nga Ministria e Brendeshme nr.1289/17 date 21 janar 1923, per formimin e Dhomes Tregtare, Prefektura ne baze te nenit 3 dhe 4 te ligjit ngarkoi Bashkine per te zbatuar kete urdher, (marre nga gazeta Ura e Shkumbinit e dates 23 mars 1923). Kryesia e Bashkise therret per formimin e Dhomes Tregtare te gjithe tregtaret dhe esnafet e ndryshem qe ushtronin aktivitetin ne qytetin e elbasanit qe perbeheshin rreth 663 vete.
Me date 4 mars 1923, pas nje votimi te dyte, ne nje mbledhje qe u be ne Bashki, nen kryesine e kryetarit te saj, ku u thirren per te marre pjese te gjithe tregtaret dhe dyqanxhijte e qytetit u zgjodhen dhjete perfaqesues. Me date 9 mars 1923, nen kryesine e Prefektit te dhjete te zgjedhurve nga Bashkia ju bashkuan dhe dhjete zgjedhes te tjere te zgjedhur nga prefektura dhe sebashku keta votuan per Keshillin e Dhomes Tregtare. Pas perfundimit te zgjedhjeve, Prefekti miratoi listen prej 26 vetesh te zgjedhur dhe kerkoi nga Drejtoria e Finances klasen e sejcilit prej tregtareve qe u zgjodhen si anetar te kryesise se Dhomes Tregtare.
Ajo perbehej nga:
- nente vete ishin ne klasen e pare
- shtate vete ishin ne klasen e dyte
- gjashte vete ishin ne klasen e trete
- kater vete ishin te pa regjistruar ne Drejrorine e Finances.
Organet drejtuese te dhomes
- Asambleja perfaqsuese dhe presidenti i saj (zgjidhet nje here ne 4 vjet).
- Kryesia e Dhomes (zgjidhet nje here ne dy vjet).
- Kryetari (zgjidhet nje here ne dy vjet).
- Sekretari i Pergjithshem (emrohet nga organi mbikqyres i Dhomes, Ministria)
Funksionet e dhomes se tregtise dhe industrise
DHTI - Elbasan ka dy funksione themelore:
- Perfaqesimin e anetareve ne marredheniet me shtetin, ne organizatat dhe aktivitetet e ndryshme brenda dhe jashte vendit.
- Sherbimin ndaj anetareve te saj dhe komunitetit te biznesit ne pergjithesi.
Perfitimet nga anetaresimi ne dhome
Anetaret perfitojne nga sherbimet e Dhomes :
- Informacion tregtar dhe ekonomik
- Organizim panairesh dhe ekspozitash, brenda dhe jashte vendit.
- Misione biznesi, takime, tavolina te rrumbullakta.
- Sherbime ligjore
- Dokumentim dhe mbrojtje te patentave dhe emrave te kompanive
- Aktivitete trajnimi profesional, konsulence, ne lidhje me biznesin
- Gazeten Elb-Biznes dhe disa botime ekonomike dhe informative.
- Ofron sherbim konsullor per anetaret e saj, duke ndihmuar ne lehtesimin e levizjes se tyre jashte shtetit, etj.
|