 |
Perse Qyteti i Elbasanit?
Elbasani shquhet si qėndėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Ne shator 1909 u thir Kongresi i Elbasanit i cili mori vendim te hapej shkolla Normale. Gjatė periudhės 1924 1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korcėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik. Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė periudhe, u ngriten degė tė bankave Shqiptare dhe tė huaja tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.
Objekte me vlera historike dhe arkelogjike ne qytetin e Elbasanit
| Nr. I objektit |
Emertimi i objektit |
Shenime (Data dhe fakte interesante) |
| 1 |
Kalaja |
Me sip. Totale 13,05 Ha |
| 2 |
Namazgjaja |
Ne jug te Bezistanit, me sip. 2 ha |
| 3 |
Hamami i pazarit |
Ne perendim, ne krah te hotel Skampa |
| 4 |
Hamami brenda ne Kala |
|
| 5 |
Kulla e Sahatit |
47 m e larte, |
| 6 |
Ura e Topciasit |
Kufiri ndares , Elbasan-Komuna Shushice |
| 7 |
Bezistani i Qytetit |
Ne lindje te sheshit A. Pasha |
| 8 |
Kisha e Shen Marise |
Kala, me sip. 0,17 ha |
| 9 |
Xhamia Mbret |
Kala, me sip. 0,1 ha |
| 10 |
Xhamia e Nazireshes |
Unaza Jugore, me sip. 0,08 ha |
| 11 |
Bazilika ne Kodren e Tepes |
Afer ish-shtepise se pritjes |
| 12 |
Shtepia e Qemal Stafes |
E ndodhur ne Lagjen Q. Stafa |
| 13 |
Shkolla fetare |
Ish-muzeu i arsimit |
| 14 |
Burgu |
Kala, Rruga Tajar Guranjaku |
| 15 |
Shtepia muze e Kristoforidhit |
Rruga Mihal Hasa |
| 16 |
Banesa e Stefan Papanikolla (Papajani) |
Kala |
| 17 |
Ndertesa e Muzeut Etnografik |
Shtepia tipike me ēardak |
| 18 |
Shtepia e Lef Nosit |
|
| 19 |
Shkolla Naim Frasheri |
Ne lindje te murit te Kalase, rreth viteve 20 |
| 20 |
Kisha e Shen Thanasit |
E ndertuar rreth viteve 80-90 |
| 21 |
Kisha e Shen Kollit |
E ndertuar rreth viteve 90 |
| 22 |
Xhamia |
Ne jug te rrethit te postes |
| 23 |
Teqja |
Ne Unazen Jugore |
| 24 |
Teqja |
Afer repartit ushtarak, sip. 1,44 ha |
| |
|
|
Krasta: Krasta eshte nje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar me gjelberim te larte halor (pishe, bredh, dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasen ererat e forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe perdoret nga qytetaret si park periferik. Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe nje rrruge per sherbimet e ushtrise meqenese ne kete koder ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes se armatimit te rende. Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen lindore te Krastes ndodhet nje gurore per nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin natyror.
Rezervat ujore: Keto janė nga mė tė mėdhatė nė vend. Kjo zonė pėrshkohet nga dy lumenj: Shkumbini e Devolli qė veē pėrdorimit tė tyre pėr ujitje kanė sasi tė mėdha materiale inerte. Rezerva pėr industrinė dhe ndėrtimin: Rrethi i Elbasanit ka pasuri mjaft te mėdha tė materialeve inerte tė cilat i kanė dhėnė njė zhvillim mjaft tė madh ndėrtimit. Kėtė fakt e dėshmojne numri i madh i kompanive tė cilat merren me ndėrtimin. Prania e Lumit Shkumbin, i cili ėshtė nga lumenjte mė tė pasur me materiale inerte nė vėndit tonė, ka bėrė qė edhe kostoja e ndėrtimit nė Qytetin e Elbasanit tė jetė mė e ulėt nė krahasim me qytetet e tjera analoge. Megjithate, nese shohim ne harte shperndarjen e objekteve te inerteve qe shfrytezohen ne Shkumbin (ne pergjithesi dhe ne vecanti ne zonen e Elbasanit), verejme nje shfrytezim intensiv te shtratit te lumit, pra nje rritje te pershpejtuar te trysnise fizike mbi kete gjeomjedis. Ne keto kushte, edhe reagimi i ketij gjeosistemi eshte ne kufijte e aftesive buferike te tij, pertej te cilave vazhdimesia e mbishfrytezimit do te krijonte efekte negative mbetese ne mjedis (Burimi: Kerkim-Vleresimi i Lendeve te Para Karbonatike dhe Ofiolitike te Lugines se Shkumbinit per Zevendesimin e Inerteve Lumore me Inerte Shkembore per t`u Perdorur si Lende Ndertimi).
Mundesitė e turizmit: Potencialet turistike janė shumė tė mėdha ne rrethin e Elbasanit pasi ka shumė vende me ujė tė ftohtė, ajėr tė freskėt, ambiente tė bukura si: Kroi I Kalit dhe Zona e Belshit me liqenet e saj me origjine karstike. Nė kėtė zonė mund tė pėrmendim edhe liqenet e Seferanit, Merhoit, etj; Bysheku e Skalaberi nė komunėn e Shushicės, vendi piktoresk me ujė tė ftohtė e rrape shekullore. Njėkohėsisht ky vend ėshtė edhe vend historik ku janė zhvilluar pėrpjekje midis forcave shqiptare dhe turke nė shek. XV; Llixhat e Elbasanit te cilat krahas bukurisė natyrore kane edhe vlera kurative me ujrat kurative termale; Gjinari, rreth 1300 m mbi nivelin e detit dhe Pyjet e Bukanikut. Po ashtu permendim edhe Gurren e Labinotit dhe Krasten e Elbasanit.
Kalaja e Elbasanit se bashku me muret rrethuese, banesa me arkitekturė karakteristike qė pėrfshihen nė tipin e vecantė tė banesės qytetare si edhe monumente te tjera : Nė qėndėr tė kalasė ndodhen : Kisha Ortodokse Shėn Maria, e ndėrtuar nė shek. XVI, e djegur nė vitin 1819 dhe e rindėrtuar nė vitin 1833; Xhamia Mbret e ndėrtuar nė shek. XVI; godina ku nė Shtator 1909 zhvillon punimet i pari Kongres Kombėtar Arsimor, i cili vendosi hapjen e shkollės Normale; shtėpia Muze ku lindi Kostandin Kristoforidhi, personalitet i arsimit dhe kultures kombėtare Shqiptare; nė anėn veriore ndodhet Kisha Unite Katolike ndėrtuar nė vitet 30 te shekullit te XXte ; ne pjesen jugore ndodhet kulla e sahatit e larte rreth 47 m. Ne perimetrin jugor te kalase se qytetit, eshte ndertuar nje hendek i thelle rreth 2,5 m, i cili ndodhet jashte mureve te kalase. Ne anen perendimore te mureve te kalase ndodhet godina e ish muzeut te luftes, nje godine tipike me arkitekture te viteve 20-30.
Hamami i pazarit ndėrtuar nė shek. XVI i cili ėshtė i ruajtur nė njė gjėndje tė mirė dhe sot ėshtė kthyer nė lokal shėrbimi;
Objekte kulti me vlera te sipikatura historike dhe arkitektonike si Kisha Kristianike e shek IV VI tė erės sonė, nė kodrėn pranė Shtėpise sė Pritjes tek Ura e Zaranikes, Xhamia e Nazereshes ėshtė i pari objekt i kultit Islam, ndėrtuar nė shek XVI, Manastiri i Shėn Gjon Vladimirit e ndėrtuar nė vitin 1381 dhe ndodhet nė fshatin Shėn Gjon, Kisha e Shelcanit dhe e Valshit ndėrtuar nė shek XVI ku ekzistojnė pikturat murale tė mjeshtrit tė madh tė pikturės post bizantine Onufri, tė cilat shquhen pėr origjinalitetin e tyre ;
Elemente natyrale te spikatur dhe qe mbartin vlera te vecanta historike dhe tradicionale si Krasta e Madhe, rrapi ne sheshin qendror te qytetit, rrapi ne lindje te qytetit, ne veri te Stadiumit, pusi qe lahet vete dhe rrapi prane tij, etj. Pjese rruge, kalldreme cezma si Cezma e Bazistanit, pjeset e rruges Egnatia se bashku me urat (kembet e ures ne Topēias, etj), kalldreme te vjetra, etj;
Vila dhe banesa karakteristike per qytetin e Elbasanit si psh. muzeu Etnografik stili dhe arkitektura e te cilit datojnė atė nė shek. XVIII dhe mbartin vlera historike tė banesės qytetare elbasanase, me ēardak, si edhe te dallueshme ne arkitekturen e qytetit. Disa vila pergjate rruges K. Kristoforidhi (tek Xhepa), dy objekte tek rruga Rinia prane ish lulishtes se portokalleve, ish gjykata e vjeter, dy objekte pergjate rruges 11 Nentori prane Klinikes dentare, ish shkolla Naim Frasheri, godina e shkolles se mesme pedagogjike, objekti i B.K.T.-se, objekti i bibliotekes, objektet pergjate bulevardit qe shenojne epoken e viteve 60-70.
Potenciale
Elbasani ka burime natyrore te medha per industrine e ndertimit, te agrobiznesit, industrine e perpunimit te drurit. Duke qene se kosto e ndertimit ne Elbasan eshte me e uleta krahasuar me qytete te tjera sektoret e ndertimit jane zhvilluar shume. Te zhvilluara jane gjithashtu edhe prodhimet e veshjeve dhe sektori i sherbimit. Vlen te permendet fakti se Elbasani ka nje popullsi me moshe relativisht te re (rreth 36-38 vjeē, shifrat do te rishikohen me perfundimin e regjistrimit te popullsise dhe te banesave 2004-2005).
Duke konsideruar nivelin e larte te papunesise ne rajon, bashkia Elbasan ne bashkepunim me komunitetin e biznesit lokal kane hartuar dhe jane duke zbatuar programin per krijimin e klimes se biznesit ne qytetin e Elbasanit dhe zonat perreth. Nje pjese te rendesishme te ketij programi e zene incentivat per terheqjen e biznesit vendas dhe te huaj. Lidhur me kete Bashkia Elbasan ka ne strategjine e saj uljen e taksave per biznesin me qellim zgjerimin e bazes se bizneseve qe operojne ne tregun formal. Mbi zonat ekonomike flitet edhe ne kapitullin e ceshtjeve urbane dhe keto te fundit jane te evidentuara ne harten e zonit aktual si dhe te theksuara ne nje harte te vecante per zonat ekonomike.
|