Kontakto  |  Indeksi
E Martė, 13 Tetor 2009

Njoftim mbi oraret e pritjes se qytetareve.

 Duam te informojme te gjithe qytetaret ne lidhje me disa ndryshime qe jane bere ne oraret dhe ambjente te disa drejtorive te Bashkise Elbasan:
• Drejtoria e Kultures, Arsimit dhe Sporteve dhe Sektori i Legalizimeve jane vendosur ne ambjentet e pallatit te sportit “Tomorr Sinani”.
• Drejtoria e Biznesit te Vogel, Licensimit dhe Manaxhimit te Pronave, si dhe Drejtoria e Taksa Tregjeve jane vendosur prane Bankes Amerikane ne katin e trete.
• Per tu gjendur sa me prane dhe per tu dhene mundesi te gjithe qytetareve te parashtrojne problemet dhe kerkesat e tyre ndaj pushtetit vendor Sektori i Kerkese Ankesave, do te qendroje i hapur ne sherbim te tyre nga e hena ne te premte nga ora 8.00 deri ne oren 24.00.
• Cdo dite nga ora 12.00 deri ne oren 15.00 cdo qytetar ka mundesine te marre sqarime me te hollesishme per kerkesat apo problemet e tyre nga specialistet e drejtorive perkatese.
• Nga e hena ne te Premten nga ora 10.00 – 14.00 qytetaret kane mundesine te kryejne te gjitha veprimet ne arken e bashkise.
• Ne diten e ndarjes se ndihmes ekonomike veprimet ne arken e bashkise nga qytetaret do te kryhen nga ora 8.00 deri ne oren 12.00.
• Cdo te marte nga ora 12.00 deri ne oren 15.00, nenkryetari i bashkise do te trajtoje probleme te vecanta te qytetareve ne fushen e Urbanistikes, ne ate te Prokurimeve Publike, Sherbimeve Sociale dhe Sherbimeve Publike,  
• Cdo te enjte nga ora 12.00 deri ne oren 15.00, nenkryetari i bashkise do te trajtoje probleme te vecanta ne fushen e Biznesit te Vogel, Licensimit, Taksave dhe Tregjeve,ne fushen e  Finances,ne fushen e Kultures, Arsimit dhe Sporteve, ne fushen e Sherbimit Veterinar, si dhe me te gjitha problemet ne lidhje me njesite administrative.
Gjithashtu per cdo problem qytetaret mund te kontaktojne ne numrin e tel. 054 533 88.

Drejtoria e Mardhenieve me Publikun dhe Informacionit
        

 

 

Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.