Si Mund tė Pėrfitohet Ndihmė Ekonomike
Pėr tė realizuar transparencėn e duhur me qytetarėt dhe pėr tė rritur cilesinė e shėrbimeve ndaj tyre, Bashkia Elbasan ju vė nė dijeni se pėr vitin 2008 ka nė dispozicion nje fond prej 120 milion lekėsh nga fondet e deleguara nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta pėr trajtimin e familjeve me ndihmė ekonomike. Aktualisht nė Bashkinė Elbasan trajtohen rreth 2800 familje me ndihmė ekonomike. Nė zbatim te Strategjisė Kombėtare dhe kritereve pėrkatėse kėrkohet ulja e numrit tė familjeve pėrfituese nė masėn 10% dhe pėr rrjedhojė edhe rritja e masės mesatare tė pagesės mujore pėr familje. Nė zbatim tė ligjit Nr.9355 datė 10.03.2005 Pėr ndihmėn dhe shėrbimet shoqerore dhe tė VKMsė nr.787 datė 14.12.2005 Pėr kriteret, proēedurat dhe masėn e ndihmės ekonomike ju sqarojmė se :
1. Pėrfitojnė Ndihmė ekonomike: a-) Familjet pa tė ardhura ose me tė ardhura tė pamjaftueshme( nga toka, pensionet, veprimtaritė ekonomike, kapitalet, pjestarėt e familjes qė janė nė emigracion) b-) Jetimėt e papunė mbi 25 vjeē c-) Jetimėt e moshės 18-25 vjec tė cilėt nuk janė tė vendosur nė institucionet e shėrbimeve shoqėrore ose nėn kujdestari d-) Prindėrit e fėmijėve tė lindur trinjakė e mė shumė, qė u pėrkasin familjeve nė nevojė.
Pėr vėrtetimin e kėtyre fakteve pranė zyrave tė ndihmės ekonomike duhet tė paraqitet dokumentacioni i nevojshėm mbi pėrbėrjen familjare, tė qenit i papunė, moszotėrimin e aktiviteteve ekonomike ose kapitaleve, tė ardhurat nga pensionet dhe programet e tjera tė mbrojtjes sociale, ndryshimin e vendbanimit, statusin e jetimit. Ēdo qytetar mund tė aplikojė pėr ndihmė ekonomike ēdo muaj nga data 1 deri mė datė 15.
|