Kontakto  |  Indeksi
E Martė, 13 Tetor 2009

Historiku i Elbasanit

Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin e IIte qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e mė vonė me emrin  “SKAMPINI” nė varėsi administrative tė Durrahut. Duke qėnė i vendosur ne kryqezimin e rrugėve Veri – Jug dhe Lindje – Perendim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qėndėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti nuk pėrmendet mė dhe njeh shkatėrrimin e tij gjatė migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.

Gjatė pushtimit turk tė Shqipėrisė, pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, Sulltan Mehmeti IIte, nė kthim e rindėrtoi kalanė e vjetėr, pėr ta patur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Nė vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.

Ai shpejt u zhvillua si qėndėr e rėndėsishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipėrisė sė mesme. Zejtaria dhe tregtia mori pėrsėri njė zhvillim te dukshėm duke shtrirė lidhjet dhe ndikimin nė tėrė zonat pėrreth.

Urė e rrugės Egnatia

Njė zhvillim tė ndjeshėm mori arti postbizantin i pėrfaqėsuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrės (Elbasanit), i cili krijoi njė art kulminant ku spikat me forcė tė vecantė gėrshetimi i shkėlqyer i gjeniut me traditėn vendase. Si vepra tė tij, tė trashėguara deri nė ditėt tona, janė afresket dhe ikonat e kishave tė Shelcanit dhe tė Valshit tė mesit tė shek. XVI. Vazhdues i veprės sė Onufrit pėrmendet Kostandin Shpataraku.

Kalaja e Elbasanit

Njė zhvillim tė vrullshėm mori  qyteti i Elbasanit nė shek.  XVII me krijimin, organizimin dhe  funksionimin e 60 llojeve tė  zejeve nė 45 Esnafe. Vlen tė pėrmendet nė kėtė kohė “Kodiku i Esnafeve tė Tabakėve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet  ndėr  mė  tė  vjetrit ne Ballkan.

Nė dokumentacionin e kohės, dėshmohet se nė mesin e shekullit tė XVII, Elbasani kishte 2000 shtėpi, 900 dyqane, punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi.

Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashte vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare nė Paris nė vitin 1867 dhe nė Cikago nė vitin 1894 krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkėt, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381 i pasuar me tė tjerė nė periudhat e mėvonshme.

Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qėndėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegėrisht dhe toskėrisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe.

  Nė krye

 


Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare vecojmė Elbasanin si perhapės i mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor.

Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan nje sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas ku detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.

Kostandin Kristoforidhi

Mė 2 – 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndėr vendimet mė kryesore ka qėnė hapja e Shkolles Normale e cila u realizua me 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqėrisė Pėrparimi e cila do te mbėshteste financiarisht kėtė shkolle. Kjo shkolle ka qėnė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar Shqiptar.

Qyteti i Elbasani konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe clirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavaresisė sė Elbasanit  mė  25  Nėntor  1912,  si  i   pari qytet i Shqipėrise, pjesmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė lėvizjen demokratike antifeudale tė vitit 1921 – 1924, si dhe nė luftėn e Dyte Botėrore.

Gjatė periudhės 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korcėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik.

Aqif Pashė Elbasani

Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave Shqiptare dhe tė huaja tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.Nė vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunuist dhe qyteti vuajti pėr 45 vjet nga represioni qė donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.

U persekutuan personalitetet mė tė spikatura tė qytetit tė Elbasanit. U vu dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjise sė re . Megjithatė qytetarėt e Elbasanit morėn pjesė aktive nė proceset demokratike tė vitit 1990. Personalitetet mė tė spikatura tė kėtij shekulli pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.


  Nė krye

 

 

Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.