Te dhena mbi institucionet kulturore
Me poshte jane shenuar objektet te cilat lujane rolin kryesor ne aktivitetet kulturore dhe sportive te qytetit:
Teatrit Skampa ėshtė i ndėrtuar nė vitin 1938 dhe ka njė kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e kėtij teatri ėshtė njė nga mė tė mirat nė Shqipėri. Aktualisht ėshtė nė gjendje tė mirė, por ka nevojė pėr permiresimin e fonie, ndricimit dhe ngrohje-ventilimit.
Biblioteka e qytetit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1934 me kontributet financiare filantropike tė njė familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo bibliotekė ka njė fond shumė tė pasur nė sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga njė numėr i madh lexuesish dhe studiuesish tė sferave tė ndryshme tė jetės.
Kinema Millenium, ndėrtuar nė vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo kinema ka shėrbyer si e tille gjatė gjithė kohės. Vlen tė pėrmendet fakti qė ajo ėshtė ruajtur e mirėmbajtur gjatė viteve tė tranzicionit dhe sot ėshtė reabilituar plotėsisht.
Kinema Vullnetari, e ndėrtuar nė vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh. Nga viti 2000 kjo kinema funksionon si Qender Rinore REIMAR, mbeshtetur nga CEFA. Ne qender jane hapur kurse per te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll, lojra te ndryshme, biblioteke, etj.
Shtėpia e Kulturės ėshtė godina ku nuk ėshtė bėrė asnjė investim pasi mendohet qė kjo godinė do tė prishet pėr hapjen e rrugės. Lidhur me kete plani rregullues duhet te shqyrtoje kete ide dhe ne rast se propozohet prishja e saj duhet te identifikoje nje shesh te ri. Brenda kėtij institucioni funksiononte njė sallė koncertesh me kapacitet rreth 250 personash.
Muzeu Aleksandėr Xhuvani, gjendet ne pjesen veriore te kalase se elbasanit, ne shtepine ku lindi dhe u rrit prof. Aleksander Xhuvani i cili ka nje veprimtari te dendur politike, arsimore, kulturore dhe gjuhesore, duke u bere nje nga figurat me te rendesishme te etapes se fundit te epokes se rilindjes kombetare shqiptare.
Muzeu Etnografik ėshtė akoma nė procedurėn e shpronėsimit. Ky muze eshte krijuar nė vitin 1982 nė njė nga ndėrtesat qė mbart vlerat arkitektonike tė banesės qytetare elbasanase (ndertese e shekullit XVIII). Keto objekte nuk janė nė gjendje optimale pasi janė godina shumė tė vjetra dhe nuk iu jane neneshtruar rikonstruksioneve pėr tė qenė tė vizitueshėm.
Muzeu K. Kristoforidhi eshte ngritur ne vitin 1978, ne kuadrin e 100 Vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe 150 Vjetorit te lindjes se Kostandin Kristiforidhit. Ky muze pasqyron ne menyre te permbledhur jeten dhe veprimtarine patriotike te studjuesit dhe levruesit te gjuhes shqipe dhe perfaqesues i epokes se Rilindjes Kombetare Shqiptare. Muzeu gjendet ne lagjen Kala ne nje shtepi karakteristike te saj ku lindi dhe u rrit ky personalitet. Pas riparimit, me financime te bashkise Elbasan ne vitin 2001, muzeu eshte i vizitueshem.
Muzeu i shkolles normale eshte nder institucionet me te rendesishme te historise se arsimit kombetar shqiptar. Ky muze eshte ndertuar ne ambientet e shkolles se mesme pedagogjike liugj gurakuqi elbasan. Muzeu eshte i pasur me regjistra, dokumente, fotografi, kujtime te cilat bejne fjale per momentet me te rendesishme te jetes se kesaj kryeqendre arsimore.
Pallati i Sportit eshte ndertuar ne vitin 1982. Ne kete pallat zhvillojne takimet e tyre ekipet e lojrave me dore te Soprt Klub Elbasanit, ekipit te peshengritjes, mundjes, etj. Pervec ketyre aktiviteteve ne sallen kryesore te pallatit te Sportit zhvillohen koncerte e manifestime te ndryshme. Kapaciteti i tij eshte 2.200 vende. Pallati eshte i paisur me te gjithe infrastrukturen per zhvillimin normal te aktiviteteve sportive. Ne katet e para te tij ndodhen dhomat e zhveshjes dhe dushet, ndersa ne katet e dyta zyrat per administraten dhe traineret. Ky pallat ka nevojė pėr riparime nė dhomat e zhveshjes sė lojtarėve, duhen vėnė tabelat elektronike dhe ato tė lojės, si dhe impiant elektrik qė shėrben pėr ndriēimin sipas parametrave, ngrohje ventilim. Gjithashtu ka nevojė pėr pajisjen me karrike pėr spektatorėt.
Stadiumi Ruzhdi Bizhuta. Eshte ndertuar ne vitin 1967. Ne kete stadium ka zhvilluar ndeshjet ekipi i futbollit te (Labinotit) Elbasanit. Satdiumi ndodhet ne ekstremin lindor te Bulevardit Qemal Stafa. Kapaciteti i stadiumit eshte 12.000 vende. Satdiumi eshte i paisur me dushe, ambiente per zyra te administrates, salla force, etj. Ambjentet e brendshme janė nė gjendje shumė tė mirė pasi u restauruan nė muajin Gusht 2003. Ambjentet e tjera tė jashtme kanė nevojė pėr plotėsimin me karrike e tualetet, tabela elektronike dhe rikonstruksionin e fushės.
Biblioteka Publike Qemal Boholli. Biblioteka publike eshte veper bamiresie e Nazif Bohollit e ndertuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorezua Bashkise se Elbasanit si institucion publik. Kjo biblioteke ka nje fond librash prej 200000 mije vellimesh, prej te cileve rreth 160000 jane botime shqip, 20000 ne gjuhe te huaj dhe 12000 koleksione periodiku. Qe nga viti i ndertimit ajo eshte konstruktuar disa here dhe ne vitin 2004 ka pesuar rikonstruksion kapital pa i cenuar vlerat e arkitektures. Nisur nga kapaciteti i madh i librave qe gjenden ne te si dhe nga numri i madh i lexuesve ne qytet duhet te shikohet mundesia per ngritjen e nje biblioteke te re.
|