Kontakto  |  Indeksi
E Mėrkurė, 07 Janar 2009

Burimet natyrore

Rrethi i Elbasanit shtrihet nė njė territor prej 1271,80 km2, kurse territori administrativ i Bashkise se Elbasanit perfshin rreth 2600 ha, nga te cilat 760 ha brenda jane vijes ekzistuese kufizuese. Toka bujqėsore ze rreth 39,014 ha ose 1.5% te territorit administrativ te bashkise, me nje perberje rreth 39,150 ha pyje dhe 8,535 ha kullota.  Ne kete siperfaqe, Elbasani shfaq potenciale shumė tė mėdha per shfrytezimin e turizmit malor. Ne trevat e pasura nderthuren burime dhe elemente natyrore te spikatur qe formojne vende piktoreske si per shembull, Kraste, Gjinar, Byshek, Belsh, Bukanik, lugina e Lumit Shkumbin, Llixhat me ujera termale, etj. Disa nga keto vlera paraqiten me poshte.  

Vlerat turistike ne Elbasan

  • Bysheku, 2 km larg qytetit, ėshtė vend piktoresk me ujė tė ftohtė, rrape shekullore dhe njekohėsisht vend historik. 
  • Llixhat e Elbasanit me ujra kurative termale ndodhen ne komunen e Treganit, rreth 7 km larg qytetit e Elbasanit.
  • Zona e Belshit me liqenet karstike ndodhet rreth 40 km larg qytetit te Elbasanit.
  • Gjinari, rreth 1300 m mbi nivelin e detit dhe Pyjet e Bukanikut. Po ashtu permendim edhe Gurren e Labinotit dhe Krasten e Elbasanit.
     

Ne menyre te vecante, me ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin e qytetit jane Kodrat e Krastes, ullishtat, dhe burimet ujore. Krasta eshte nje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha ne lindje te Elbasanit. Kodra eshte kurora e gjelber e qytetit qe luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ku perplasen ererat e forta te lindjes. Zona e Krastes ka nje karakter rekreativ dhe shfrytezohet nga qytetaret si park periferik megjithese nuk renditet ne inventarin e parqeve te qytetit. Si pasoje e aktivitetit te gurores per nxjerrjen e gureve te ndertimit ne pjesen lindore te zones, jane demtuar gjelberimi dhe gjithashtu strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin natyror. Ne pjesen veriore ndodhet depoja  e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit.

Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.