Kontakto  |  Indeksi
E Martė, 13 Tetor 2009

Pėrshkrimi Gjeografik

Rrethi i Elbasanit ka nje siperfaqe totale prej 1338 km2, nje popullsi prej 270 000 banore, shtrihet ne te dy anet e rrjedhes se mesme te lumit Shkumbin dhe kufizohet me:

  • Rrethin e Tiranes ne VP
  • Rrethin e Peqinit ne P
  • Rrethin e Lushnjes ne JP
  • Rrethin e Kuēoves ne J
  • Rrethin e Gramshit ne JL
  • Rrethin e Librazhdit ne L

Qyteti i Elbasanit shtrihet ne Fushen e Elbasanit ne krahun e djathte te rrjedhes se mesme te Shkumbinit, ne nje lartesi 120m mbi nivelin e detit. Qyteti eshte i rrethuar ne lindje nga Krasta a Madhe dhe e Vogel, nga kodrat e ullishtave ne veri-lindje dhe veri-perendim, i kufizuar nga lumi Shkumbin dhe kodrat e Hajdaranit ne jug. Ne menyre krejt natyrore kodrat formojne nje kurore te gjelber te plote dhe mjaft panoramike per qytetin.

Ne anėn perėndimore tė qytetit kalon pėrroi i Zaranikės dhe nga lindja ai i Manazderes. Aksesi ne qyetet sigurohet nepermjet 4 drejtimeve: Hyrja jugore nga kryqezimi i Cerrikut, 2 hyrjet perendimore dhe jug-perendimore (Ura e Zaranikes – rruga e vjeter dhe hyrja nga Autostrada), hyrja lindore (Ura e Bakallit). Qyteti pershkohet ne pjesen jugore te tij, pjeserisht pergjate segmentit te unazes me drejtim lindje – perendim, nga linja hekurudhore Pogradec-Tirane, si dhe nga gjurma e propozuar e Koridorit te Tete (pergjate lumit Shkumbin).

Pamje nga Qyteti i Elbasanit

Qyteti ėshtė i vendosur midis gjerėsisė gjeografike veriore 41o 27’ e jugore 40o 10’ dhe me gjatėsinė lindore 20o 34’ e perėndimore 19o 03’. Vendodhja e tij, e pare ne rajon, ka qene dhe mbetet nje pike kalimi e rendesishme qe lidh Veriun me Jugun e Lindjen me Perendimin, ne kryqezimin nga Shkodra e Durresi per ne Berat e Oher, duke qene qendra e Shqiperise se Mesme dhe e te gjithe vendit. Historikisht njihet dhe si stacion i rruges Egnatia (sot gjurme orientuese per Koridorin e Tete).
 
Lartesia e qytetit mbi nivelin e detit zvogelohet nga veriu ne jug deri ne 35m, si dhe nga lindja ne perendim. Ndryshimet hipsometrike rritin  energjine e relievit, per pasoje procese erosion-denuduese  jane te pranishme ne qytetin e Elbasanit. Keto procese favorizojne reshjet (rreth  1200 mm/vit), si dhe ekzistencen e rrjetit hidrografik, i cili perfaqesohet nga lumi Shkumbin (ne jug te qytetit), nga perroi i Zaranikes (ne perendim) dhe nga perroi i Manazderes (kalon tek ura e Bakallit  ne lindje te qytetit). Keto sherbejne njekohesisht si kufizueset dhe orientueset kryesore te shtrirjes se qytetit. Per te minimizuar efektet e proceseve denuduese, duhen marre masa per disiplinimin e ujrave.
  Nė krye

 

 

Te dhenat klimatike


Zona e Elbasanit, sipas ndarjes klimatike te Shqiperise, ben pjese ne zonen mesdhetare kodrinore dhe nen-zonen mesdhetare kodrinore qendrore. Larmia e formave te relievit dhe shtrirja e gjere veri-jug e kesja nen-zone ndikojne ne regjimin e elementeve klimatike.

Temperatura mesatare e ajrit varion nga 6.7oC ne janar deri ne 23.4oC ne korrik. Temperatura mesatare maksimale varion nga 11oC ne janar deri ne 31.2oC ne korrik. Temperatura mesatare minimale varion nga 2.2oC ne janar deri ne 15.8oC ne korrik. Temperatura minimale absolute eshte regjistruar ne janar te vitit 1968 me -7.5oC dhe ajo maksimale absolute eshte regjistruar ne korrik 1988 me 42oC.

Pamje nga Qyteti i Elbasanit

Era eshte nje tjeter element i rendesishem klimatik per te cilin ne pergjithesi mund te thuhet se zona e Elbasanit karakterizohet nga vlera te larta te qetesise (rreth 53%) dhe shpejtesi mesatare minimale 1.2m/s gjate veres dhe shpejtesi mesatare maksimale 2.1 – 2.4 m/s ne dimer. Ererat qe fryjne nga verilindja jane dominuese gjate gjithe vitit dhe vleren maksimale e arrijne ne dimer me 4.7 m/s.

Ne pranvere shfaqet drejtimi i dyte dominues, jugperendimi me rastisje 11.9%. Ndikimi i jugperendimit vazhdon te jete i forte gjate veres, ndersa gjate vjeshtes forcohet perseri veprimi i ererave verilindore. Ne te vertete drejtimi veriperendimor arrin vlera te larta shpejtesie ne vjeshte, por ndikimi i tij eshte i paperfillshem per shkakt te rastisjes se ulet prej 1.3%. Trendafilat e eres per cdo stine dhe vjetore gjenden ne aneksin 9 bashkangjitur ketij studimi dhe ne harten NA-07.  

Persa i perket reshjeve, pjesa me e madhe e tyre bien ne gjysmen e dyte te vitit dhe me pak ne gjysmen e ngrohte, per shkak te aktivitetit ciklonik. Konkretisht, gjate gjysmes se ftohte bie 65.8% e shumes vjetore te reshjeve dhe gjate gjysmes se ftohte bie 34.2%. Shuma vjetore e reshjeve eshte 1148 mm, ndersa maksimumi 24 ore i reshjeve eshte 134.9 mm. Reshjet ne forme bore jane dukuri e rralle per zonen e Elbasanit. Numri i diteve me shtrese bore eshte i ulet dhe ka nje vlere mesatare prej 1.2 dite ne vit.

  Nė krye
Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.