 |
Institucione Kulturore dhe Sociale tė Qytetit
Qyteti i Elbasanit mbart vlera dhe pasuri historike, arkeologjike e etnografike te nje rendesie kombetare qe burojne nga ekzistenca e tij shumeshekullore si vendbanim. Vlera me e madhe historike dhe kulturore e qytetit eshte e perqendruar ne Kalane e Elbasanit dhe muret rrethuese te saj, qe perbejne qėndrėn historike dhe simbolin kryesor tė qytetit tė Elbasanit.
Sic u pershkrua ne seksionin e dyte, kjo zone paraqet nje qytet me vete - Qytetin Kala, me nje siperfaqe 1.3 ha dhe ku ndodhen banesa me arkitekturė karakteristike qė pėrfshihen nė tipin e vecantė tė banesės qytetare si edhe monumente te tjera. Kalaja e Elbasanit, ndėr kalate me tė mėdha fushore ne Ballkan, eshte jo vetem deshmi e tre periudhave historike te ndėrtimit te saj, perkatesisht, romake ne shekujt 1-3, bizantine pas shekullit 6-7 dhe turke ne shekullin 15; kjo zone eshte gjithashtu nje ansambel monumental ku shkrihen vlerat me te rendesishme kulturore, arsimore, fetare, etj, te permbledhura ne box x me poshte.
Vlerat e qendres historike te Elbasanit
- Muzeu Etnografik (1982) me arkitekture te shekullit 18 deshmon vlerat historike dhe arkitektonike tė banesės qytetare elbasanase. Ne procedurė shpronėsimi dhe objektet jane tė vjeteruara dhe nuk iu jane nenshtruar rikonstruksioneve.
- Shtėpia Muze Kostandin Kristoforidhi (1978)
- Muzeu i Shkolles Normale, godina ku nė Shtator 1909 zhvilloi punimet i pari Kongres Kombėtar Arsimor, nder institucionet me te rendesishme te historise se arsimit kombetar shqiptar.
- Godina e ish-muzeut te luftes, nje godine tipike me arkitekture te periudhes 1920-1930, e gjendur ne anen perendimore te mureve te kalase.
- Objekte te rendesishme fetare si Kisha Ortodokse Shėn Maria, Xhamia Mbret, Kisha Unite Katolike
Elementet e mesiperm, si dhe te tjere te shperndare ne qytet, te identifikuar ne cilesine e shenjave dhe sinjaleve me domethenes te territorit tyre, kane rolin e berthamave gjeneratore per rilindjen e qytetit, te cilat kane ardhur deri ne ditet tona ose jane zbehur ose zhdukur gradualisht. Ruajtja e trashegimise kulturore dhe historike perben nje problem te rendesishem per pasurite e te gjithe treves se Elbasanit. Mungesa e fondeve te nevojshme qe ka shoqeruar ne pergjithesi periudhen e tranzicionit, rrezikon deri ne humbjen e disa prej vlerave dhe objekteve karakteristike. Per shembull, mungesa e nje muzeu arkeologjik ve ne rrezik ruajtjen e pasurise se madhe arkeologjike te qytetit te Elbasanit. Nga ana tjeter, vleresimi dhe organizimi i ketyre vlerave paraqet mangesi ne funksion te rigjallerimit te qytetit. Ceshtja e mungeses se reklamimit dhe gjallerise verehet sidomos ne pjesen qendrore te qytetit, ne zonen historike te Kalase.
Kultura konservuese dhe kultura prodhuese te kombinuara bashke paraqesin nje burim per turizem, bazuar edhe ne asetet kulture-prodhuese te qytetit te Elbasanit. Kater institucionet kryesore aktualisht jane Teatri Skampa, Qendra e Kultures, Qendra Rinore, dhe Kinemaja e qytetit. Teatri i ndėrtuar nė vitin 1938 ka njė kapacitet prej 292 vendesh dhe trupa e tij jep shfaqje ne qytetin e Elbasanit dhe rrethe te tjera te vendit. Ana funksionale e Qendres se Kultures paraqitet aktualisht me shume probleme si ne fushen e investimeve, ashtu edhe ne terheqjen e talenteve te reja. Nderkohe, Qendra Rinore REIMAR, e ndėrtuar nė vitin 1972, eshte riadaptuar ne vitin 2000 dhe zhvillon kurse per te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll, lojra te ndryshme, biblioteke, etj. Kinema Millenium, ndėrtuar nė vitin 1966, ka nje kapacitet 600 vende dhe ka shėrbyer si e tille gjatė gjithė kohės. Vlen tė pėrmendet fakti qė ajo ėshtė ruajtur e mirėmbajtur gjatė viteve tė tranzicionit dhe sot ėshtė reabilituar plotėsisht.
Nje nga pasurite e medha kulturore qe ka Elbasani eshte dhe fondi shume i pasur nė sektorin e Albanologjise, pjese e bibliotekes publike te qytetit. Biblioteka e ndertuar nė vitin 1934 me kontributet financiare filantropike tė njė familje elbasanase arriti ne vitin 2004 nje frektuentim 4,200 perdorues. Gjendja aktuale kushtezon ngritjen e dy bibliotekave te reja ne qytet, ose edhe ngritjen e disa bibliotekave ne zona te ndryshme te qytetit.
Kalaja e Elbasanit
Kalaja e Elbasanit se bashku me muret rrethuese, banesa me arkitekturė karakteristike qė pėrfshihen nė tipin e vecantė tė banesės qytetare si edhe monumente te tjera : Nė qėndėr tė kalasė ndodhen : Kisha Ortodokse Shėn Maria, e ndėrtuar nė shek. XVI, e djegur nė vitin 1819 dhe e rindėrtuar nė vitin 1833; Xhamia Mbret e ndėrtuar nė shek. XVI; godina ku nė Shtator 1909 zhvillon punimet i pari Kongres Kombėtar Arsimor, i cili vendosi hapjen e shkollės Normale; shtėpia Muze ku lindi Kostandin Kristoforidhi, personalitet i arsimit dhe kultures kombėtare Shqiptare; nė anėn veriore ndodhet Kisha Unite Katolike ndėrtuar nė vitet 30 te shekullit te XXte ; ne pjesen jugore ndodhet kulla e sahatit e larte rreth 47 m. Ne perimetrin jugor te kalase se qytetit, eshte ndertuar nje hendek i thelle rreth 2,5 m, i cili ndodhet jashte mureve te kalase. Ne anen perendimore te mureve te kalase ndodhet godina e ish muzeut te luftes, nje godine tipike me arkitekture te viteve 20-30.
Hamami i pazarit Hamami i pazarit ndėrtuar nė shek. XVI i cili ėshtė i ruajtur nė njė gjėndje tė mirė dhe sot ėshtė kthyer nė lokal shėrbimi.
Objekte kulti
Objekte kulti me vlera te sipikatura historike dhe arkitektonike si Kisha Kristianike e shek IV VI tė erės sonė, nė kodrėn pranė Shtėpise sė Pritjes tek Ura e Zaranikes, Xhamia e Nazereshes ėshtė i pari objekt i kultit Islam, ndėrtuar nė shek XVI, Manastiri i Shėn Gjon Vladimirit e ndėrtuar nė vitin 1381 dhe ndodhet nė fshatin Shėn Gjon, Kisha e Shelcanit dhe e Valshit ndėrtuar nė shek XVI ku ekzistojnė pikturat murale tė mjeshtrit tė madh tė pikturės post bizantine Onufri, tė cilat shquhen pėr origjinalitetin e tyre.
Elemente natyrale te spikatur dhe qe mbartin vlera te vecanta historike dhe tradicionale si Krasta e Madhe, rrapi ne sheshin qendror te qytetit, rrapi ne lindje te qytetit, ne veri te Stadiumit, pusi qe lahet vete dhe rrapi prane tij, etj. Pjese rruge, kalldreme cezma si Cezma e Bazistanit, pjeset e rruges Egnatia se bashku me urat (kembet e ures ne Topēias, etj), kalldreme te vjetra, etj.
Vila dhe banesa karakteristike per qytetin e Elbasanit si psh. muzeu Etnografik stili dhe arkitektura e te cilit datojnė atė nė shek. XVIII dhe mbartin vlera historike tė banesės qytetare elbasanase, me ēardak, si edhe te dallueshme ne arkitekturen e qytetit. Disa vila pergjate rruges K. Kristoforidhi (tek Xhepa), dy objekte tek rruga Rinia prane ish lulishtes se portokalleve, ish gjykata e vjeter, dy objekte pergjate rruges 11 Nentori prane Klinikes dentare, ish shkolla Naim Frasheri, godina e shkolles se mesme pedagogjike, objekti i B.K.T.-se, objekti i bibliotekes, objektet pergjate bulevardit qe shenojne epoken e viteve 60-70.
|