Vizioni qytetar i Elbasanit
Idete e meposhtme per Vizionin e qytetit jane dhene gjate takimeve te shumta te zhvilluara me qytetaret e Elbasanit
- Elbasani eshte pergamene e historise, djep i arsimit, eshte nje qender e madhe tregtare dhe transporti, ne rrugen Egnatia te rilindur me Korridorin e 8-te, ne zemren e nje natyre te pasur dhe mjedisi te paster, dhe qe e nderton ekonomine e tij nepermjet agrobiznesit, industrise se lehte dhe turizmit kulturor e malor.
- Elbasani, qyteti yne, i promovuar si nje qender e fuqishme progresi ne rajon, frymezon dhe orienton zhvillimin rajonal, duke bashkejetuar ne harmoni me qendrat e banuara te rajonit, duke bashkepunuar dhe duke siguruar mbeshtetje per nje rritje te qendrueshme dhe prosperitet ekonomik te vazhdueshem.
- Elbasani yne e ka ndertuar te tashmen e tij dhe projekton te ardhmen ne baze te vlerave duke eliminuar dhe menjanuar dobesite. Vlerat e qytetit perfaqesohen nga burimet e cmuara natyrore dhe mjedisi i paster ne bashkejetese harmonike me industrine e lehte, ekonomia e zhvilluar e tij bazuar ne biznesin agrar dhe turizmin kulturor e malor. Nje nder vlerat me themelore te qytetit eshte ndertimi i ekonomise mbi traditen e gjate te ruajtjes se trashegimise kulturore dhe gjenerimit te dijeve dhe njohurive arsimore, fuqizimit te universitetit, si dhe mbi ndjenjen e forte te komunitetit dhe integritetit social.
- Elbasani eshte qyteti i banoreve te tij dhe zhvillimi i qytetit eshte fryt i integrimit te nevojave dhe zgjidhjeve nga ne qytetaret dhe institucionet drejtuese te jetes se qytetit tone. Infrastruktura fizike ka perqafuar ne menyre te barabarte qytetin dhe rrethinat e tij, ekonomia eshte zhvilluar njetrajtesisht mes qendres dhe periferise dhe te gjithe qytetaret kane akses te barabarte ne sherbimet dhe hapesirat e jetes publike te qytetit. Burimet e qytetit jane vene ne dispozicion te plotesimit te nevojave te qytetareve sipas te gjitha standarteve bashkekohore, e ardhmja e qytetit projektohet ne cdo cast nga vete qytetaret nepermjet fjales se tyre dhe eshte produkt i vendimmarrjes qytetare.
Elbasani eshte qyteti dinamik universitar qe permes inovacioneve ne fushen e zhvillimit ekonomik dhe urban, nxit dhe sfidon konkurencen rajonale. Zhvillimi dhe mbeshtetja ne vazhdimesi e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, krijimi i nje klime te favorshme per fuqizimin e biznesit si dhe shfrytezimi i qendrueshem i burimeve natyrore dhe atyre gjeografike per thithjen e investimeve nga lokalitete te tjera ne Shqiperi dhe atyre te huaja, si dhe mundesite e panumerta per punesim jane baza e prosperitetit ekonomik te qytetit.
Vershimi i pervitshem rinor drejt auditoreve moderne universitare sjell gjalleri, fryme dhe mendesi te reja. Pajisja e vazhdueshme e qytetit me funksione te reja dhe permiresimi i atyre ekzistuese, theksimi dhe lehtesimi i levizjeve arteriale drejt dhe nga rajoni, shfrytezimi i mencur i territorit dhe perdorimi i kujdesshem i tokes, pasurimi i qytetit me hapesira te gjelbra dhe te frymemarrjes urbane, kane krijuar nje mjedis te pelqyeshem per banoret dhe kane rindezur shpirtin e qytetit.
- Elbasani ka bere te mundur realizimin e nje vizioni kaq pozitiv permes zhvillimit te kapaciteteve njerezore te administrates se bashkise, sektorit privat dhe shoqerise civile dhe perqafimit te mendesise per sherbimin ndaj klienteve nga administrata bashkiake. Administrata e bashkise ka promovuar ne bashkepunim me institucione te qeverise qendrore dhe rajonale si dhe ka krijuar e vazhdon te krijoje kushte te favorshme per fuqizimin dhe institucionalizimin e marrdhenieve publike-private me sektorin e biznesit dhe me mbare komunitetin.
- Elbasani gezon imazhin e nje qyteti te paster, plot jete e gjalleri, ku arti dhe kultura plotesojne te perditshmen qytetare dhe arsimi eshte berthama e zhvillimit, nje qytet me infrastrukture dhe teknologji moderne, mireqenie te larte e ku sherbimet nderthuren ne menyre harmonike dhe me dinamiken e pakrahasueshme me asnje qytet tjeter ne rajon e ne vend, nje qytet ku qytetaret zgjohen cdo dite PER NJE ELBASAN ME TE MIRE!
Qellimet e Strategjise se Zhvillimit te Qytetit.
- Zhvillimi i sektorit privat ne Elbasan si promotor i jetes ekonomike te qytetit dhe agjent themelor ne rritjen e standarteve te jetes.
- Orientimi ndaj klienteve i administrates se pushtetit vendor.
- Permiresimi i kushteve social-ekonomike te komunitetit te Elbasanit.
- Nxitja dhe fuqizimi i edukimit para-universitar si agjent themelor i emancipimit dhe riaftesimit komunitar per ngritje te qendrueshme ekonomike dhe sociale.
- Fuqizimi i arsimit universitar per ruajtjen e vazhdimesise dhe krijimin ne Elbasan te nje berthame universitare rajonale.
- Ngritja e bazes se re fizike dhe rigjenerimi i zonave ekonomike-industriale.
- Ofrimi i alternativave mbi zhvillimin hapesinor dhe menaxhimin e terrorit ne Elbasan ne perputhje me nevojat e qytetareve dhe me orientimet e propozimet per zhvillimin ekonomik te qytetit.
- Permiresimi i cilesise se mjedisit urban te Elbasanit dhe mjedisit natyror
|