Kontakto  |  Indeksi
E Martė, 16 Janar 2007

Publikuar mė: 07.07.2006
Elbasani ne zhvillim te qendrueshem
Qe prej fillimit te mandatit te ri te qeverisjes vendore stafi i bashkise Elbasan nen drejtimin e kryetarit te bashkise ka zhvilluar nje proces te plote me takime te stafit te bashkise dhe prezantimit te gjithe drejtorive per identifikimin e problematikave dhe strategjive per zgjidhjen e tyre. Nepermjet ketij procesi u arrit nje perputhje e plote e qellimeve politike te kryetarit dhe drejtorive bashkise Elbasan.

Data e fillimit :                                     Data e perfundimit :                          Buxhet:

Projekti

Mungesa e nje Plani te ri te Pergjithshem Rregullues bashkekohor per qytetin i cili duhet t’i pergjigjet kerkesave ne rritje per planifikimin urban te qytetit si ato aktualet dhe ato qe i perkasin perspektives 10-15 vjecare. Kjo problematike eshte shume e gjere dhe perfshin tere mbarevejtjen aktuale jonormale te jetes ne qytet.

Objektivat qe lidheshin me punen e Bashkise ne tre vitet 2003 - 2006:

Duke u mbeshtetur ne problematiken e mesiperme me te cilat perballej Bashkia, roli i te ciles eshte primar ne zhvillimin dhe planifikimin urban per tre vitet e ardhshme dhe ne vazhdim Bashkia Elbasan mendon qe te punoje per realizimin e ketyre objektivave;

  • Hartimi i Strategjise se Zhvillimit te qytetit me dy komponentet kryesore:
    • Hartimi i Planit Social Ekonomik
    • Plani i pergjithshem Rregullues i qytetit
  • Zhvillimi i sistemit te informacionit.
  • Ngritja e kapaciteteve profesionale te stafit te Bashkise si garanci per rritjen e performances dhe eficenses te sherbimeve per qytetaret.
  • Rritja e pjesmarrjes se komunitetit ne procesin e hartimit te planeve te veprimit, te vendimarrjes,  dhe te sigurimit te burimeve financiare.
  • Identifikimi, vleresimi, mireperdorimi dhe zgjerimi i bazes se resurseve njerezore dhe materialeve qe disponon vete bashkia, ne tere kompleksitetin e problematikave dhe fushave qe ajo mbulon.
  • Rritja e transperences, si elementi me i rendesishem ne luften kunder korrupsionit.
  • Krijimi i modeleve shembull ne rang Qarku, rajoni, kombetar dhe pse jo dhe nderkombetar.
  • Sigurimi i qendrueshmerise se planeve te veprimit per nje periudhe te konsiderueshme kohore, besueshmerise, mbeshtetjes dhe mundesimit te realizimit te tyre.

 

Rezultatet e Projektit

Produktet e pritshme nepermjet realizimit te ketyre objektivave do te jene perkatesisht:

  • Nje strukture e qendrueshme dhe dinamike qytetare, e cila perfaqeson komunitetin ne ceshtje te zhvillimit te qytetit.
  • Plani Strategjik eshte hartuar dhe vecanerisht Plani i Zhvillimi Ekonomik eshte rishikuar dhe pjeserisht zbatuar si dhe Plani i Pergjithshem Rregullues eshte hartuar.
  • Projekte pilot dhe nderhyrje konkrete ne kuader te dy planeve te mesiperme jane zbatuar.
  • Kapacitetet profesionale te punonjesve te bashkise jane permiresuar.

 

Shkarkoni dokumentacionin e plote per kete Projekt

 

Elbasani  ne  zhvillim  te  qendrueshem.pdf(175 kb) 

 



Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.