|
Data e fillimit : Data e perfundimit :
Projekti
Ne kuadrin e shkembimit te sakte dhe ne kohe te informacionit ne institucionet e pushtetit lokal dhe administrates publike, te rritjes se transparences dhe pjesmarrjes se publikut, permiresimit te nivelit te sherbimeve dhe rritjes se efektivitetit ne vendim marrje ne te gjitha nivelet ne kete projekt shtrohet per zgjidhje problemi i informatizimit dhe automatizimit te Bashkise Elbasan.
Projekti ne fjale lidhet pikerisht me informatizimin e nje institucioni mjaft te rendesishem, sic eshte Bashkia, duke e pare ate si pjese integrale te shoqerise shqiptare, e gatshme per te shkembyer ne menyre te shpejte dhe efikase informacion me institucione apo organizma te tjere te shoqerise.
Kthimi i Krastes se Madhe ne park per qytetin vjen si nje kerkese e domosdoshme e komunitetit elbasanas gjate proēesit te gjitheperfshirjes per planifikimin strategjik dhe urban te qytetit ne 15-20 vitet e ardheshme Kjo eshte zone e pyllezuar me mjaft mundesi shfrytezimi nga banoret per shlodhje dhe argetim.
Gjendja e rruges ekzistuese lidhese me parkun eshte mjaft e keqe. Projekti parashikon brenda vitit te pare ndertimin e nje rruge te re lidhese per ne park bashke me trotuaret, shesh parkimi, streha shiu, dhe sistem ujesjellesi dhe kanalizimesh. Rruga e re kalon nga unaza jugore e qytetit, duke siguruar keshtu nje lidhje rrugore te pershtatshme te parkut per te gjithe banoret. Ne vitet ne vazhdim, nderhyrjet per permiresimin e parkut do te jene te vazhdueshme, duke pershire mbjellje pemesh per te zevendesuar pemet qe jane prere per dru zjarri, permiresimin e jetes se botes shtazore, largimin e gurores ne pjesen veriore te kodres dhe permiresimin e zones, stola, kend lojrash, etj.
Qellimi i Projektit
Kthimin e Krastes se Madhe ne Park periferik per qytetin e Elbasanit, per te rritur mundesite e banoreve ne shfrytezimin e zonave te gjelbra dhe natyrore te permiresuara.
Rezultatet e Projektit
Elbasani njihet si nje nder qytetet me te ndotura ne Evrope. Zhvillimi i Parkut te Madh te Krastes si nje vend shlodhjeve dhe argetimi, me ajrin e paster dhe nje mjedis te bukur natyror me drure, do ti sherbente te gjithe popullsise prej 123,000 banoresh te Elbasanit. Aktualisht, qytetareve elbasanas u mungon mundesia per te pasur nje hapesire te tille te hapur dhe te pandertuar. Investimi shumevjecar i projektit ne zhvillimin e parkut, duke perfshire mbjellje pemesh, ben te mundur qe parku te vazhdoje ti sherbeje komunitetit per brezat qe do te vijne.
Shkarkoni dokumentacionin e plote per kete Projekt
|