Kontakto  |  Indeksi
E Martė, 16 Janar 2007

Ēfare kriteresh duhet te plotesosh per te marre pjese ne nje Prokurim Publik?

Per te marre pjese ne prokurim publik kandidatet duhet te kualifikohen, duke plotesuar kriteret e meposhtme, qe enti prokurues i konsideron te nevojshme sipas rrethanave:
a) ata duhet te kene aftesine e duhur profesionale, teknike dhe organizative, personel, burime financiare, makineri e paisje te tjera, reputacion dhe besueshmeri per zbatimin e  kontrates;
b) ata te kene kryer me pare kontrata te ngjashme e te peraferta me ato te percaktuara ne rregullat e prokurimit;
c) ata duhet te kene zotesi juridike per te vepruar;
d) ata  nuk  duhet te jene te  falimentuar,  kapitalet e tyre nuk duhet te jene ne duart e permbaruesit ose te jene ne proces konfiskimi, veprimtarite e tyre te biznesit nuk duhet te jene te pezulluara dhe ata nuk duhet te jene ne ndjekje te procedurave ligjore per asnje nga ceshtjet e mesiperme;
e) ata duhet t'i kene permbushur detyrimet e tyre per pagimin e taksave dhe te sigurimeve shoqerore. Nga kandidati i huaj ky dokument mund te jete ne formen e deklarates me shkrim te nenshkruar prej tij.
2. Enti prokurues mund t'u kerkoje kandidateve te paraqesin dokumente ose informacione te tjera, qe mund te konsiderohen te nevojshme, per te konkluduar se kandidatet jane kualifikuar ne perputhje me kriteret e permendura ne paragrafin (1).
3. Cdo kerkese e parashikuar ne perputhje me kete nen duhet te perfshihet ne dokumentet e procedures se parakualifikimit, ne rast se do kete te tilla, dhe ne dokumentet e tenderit ose ne kerkesen per propozim dhe duhet te zbatohet ne menyre te barabarte per gjithe kandidatet.
4. Enti prokurues duhet te vleresoje kualifikimet e kandidateve ne perputhje me kriteret dhe procedurat e percaktuara ne dokumentet e permendura ne paragrafin (3).
5. Enti prokurues duhet te skualifikoje nje kandidat, i cili per kualifikimin e tij paraqet nje dokument qe permban nje informacion te rreme. Ne kete rast enti prokurues mund ti propozoje Agjencise se Prokurimit Publik perjashtimin e kandidatit nga te gjitha prokurimet publike per nje periudhe kohe nga 1 deri ne 3 vjet. Nese Agjencia e Prokurimit Publik e miraton kete perjashtim, do ta botoje ne buletinin e prokurimit publik.
6. Enti prokurues duhet te skualifikoje nje kandidat, ne qofte se konstaton ne cdo kohe deri ne nenshkrimin e kontrates qe informacionet e paraqitura lidhur me kualifikimin ose te dhenat qe kane lidhje me vleresimin e kandidatit, jane te pasakta ose jo te plota.
7. Agjencia e Prokurimit Publik, kur veren se skualifikimi i kandidateve eshte bere ne perputhje me nenin 12 pika 5 ose kur veren se nje kandidat paraqet nje dokument me informacion te rreme, merr vendim per perjashtimin e kandidatit nga prokurimet publike per nje periudhe kohe nga nje vit deri ne 3 vjet. Vendimin qe ajo merr ua komunikon te gjitha enteve prokuruese nepermjet botimit ne Buletinin e Prokurimit Publik.

Cila eshte proēedura e zakonshme per kryerjen e nje investimi nga ana e Bashkise

Proēedura e zakonshme zhvillohet ne disa etapa:
1) Ne fund te ēdo viti buxhetor, ne varesi te kerkesave te parashtruara nga ēdo drejtori e Bashkise, Drejtoria e Buxhet - Finances harton projekt - buxhetin financiar te Bashkise per vitin pasardhes, ku nder te tjera jane te planifikuara dhe investimet e ardhshme qe do te kryhen;
2) Ne shkurt - mars te vitit te ri ky projekt - buxhet financiar kalon per miratim ne Keshillin Bashkiak te Bashkise;
3) Me miratimin e buxhetit financiar fillon akordimi i fondeve te miratuara per ēdo ze te parashikuar ne kete buxhet, e konkretisht dhe per ēdo investim;
4) Me pergatitjen e projekteve nga Sektori i Projekteve, ky i fundit i dergon ato ne K.Rr.T.Sh. per t’iu nenshtruar oponences teknike;
5) Me marrjen e miratimit nga K.Rr.T.Sh., Drejtoria e Zhvillimit te Urbanistikes ia kalon dosjet, nje nga nje, me projekte te shoqeruara me preventivat dhe relacionet teknike perkatese Drejtorise se Prokurimeve e Menaxhimit te Pronave te Paluajteshme Publike;
6) Ne kete moment Sektori i Prokurimeve Publike nis proēedurat perkatese te tenderimit te ketyre investimeve, proēedura te cilat variojne ne kohezgjatje ne varesi te llojit te prokurimit, bazuar kjo kohezgjatje ne legjislacionin ne fuqi;
7) Me perfundimin e proēedures se tenderimit, shpallet subjekti fitues, lidhet kontrata e sipermarrjes me te, nga ana e Bashkise, dhe dosja i kalon Sektorit te Ndjekjes se Investimeve, sektor i cili merret me realizimin e tyre;

• Ēfare dokumentash duhet te depozitoj prane Bashkise per te marre me qira nje objekt - prone publike te saj?

Dokumentat qe duhet te depozitohen jane:
1) Kerkese me shkrim e nenshkruar nga subjekti apo personi i interesuar;
2) Vertetim nga njesia adm. perkatese qe eshte dakort per dhenien me qira te ketij objekti;
3) Tapia e baneses;

Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.