Kontakto  |  Indeksi
E Martė, 16 Janar 2007

Transporti

Transporti Rrugor


Elbasani dukė qėnė nė qėndėr tė Shqipėrisė, lidhet me rrugė automobilistike me tė gjitha qytetet dhe krahinat e vendit. Kėto rrugė ekzistuese janė tė ngushta, me shumė kthesa dhe nė gjėndje tė keqe teknike. Eshtė nė pėrfundim zgjerimi dhe riparimi i rrugės Durrės – Pogradec, e cila kalon nėpėr Elbasan, si element i Korridorit 8te.

Projekti i lidhjes sė qytetit tė Elbasanit me korridorin direkt me Tiranėn, element ky i Korridorit 8te, e bėn qytetin e Elbasanit njė nyje tė rėndėsishme nė trekėndėshin Tiranė – Durrės – Elbasan.

Rruga kryesore qė lidh sot qytetin e Elbasanit me Tiranėn kalon nė njė terren me kthesa tė shumta nė njė lartėsi nga e cila mund tė shikosh njė panoramė tė mrekullueshme. Rruga ka njė gjatėsi 54 km dhe ėshtė ndėrtuar nė fund tė viteve ’20. Aktualisht kjo rrugė ėshtė problematike pasi ka nevoje per riparime ne shume segmente te saj.

 

Transporti Hekurudhor 


Qyteti i Elbasanit duke patur njė pozicion tė favorshėm gjeografik, nė qėndėr tė Shqiperisė, ka bėrė qė ky qytet tė lidhet me hekurudhė me tė gjitha qytetet kryesore tė vendit tone. Duke qėnė pikė lidhėse midis portit tė Durrėsit dhe pjesės lindore nėpėr tė cilėn kalon korridori i 8-te, krijon njė avantazh shumė tė madh pėr Elbasanin. Ky transport siguron njė lėvizjė masive tė udhėtarėve dhe mallrave dhe me kosto mė tė ulėt.

Sipas tė dhėnave tė stacionit tė trenit Elbasan, nėpėrmjet transportit hekurudhor vetėm nga Elbasani nė periudhėn e Dimrit lėvizin mesatarisht 320 udhetarė nė ditė, ndėrsa nė periudhėn e Verės lėvizin 500 udhėtarė nė ditė. Vetėm pėr vitin 1998 nga Elbasani pėr nė qėndra tė tjera kanė lėvizur me hekurudhė 250,651 udhėtarė ndėrsa pėr vitin 1999 kjo shifėr ėshtė mė e lartė. Gjithashtu transporti hekurudhor ofron mundėsi pėr shkėmbim mallrash dhe udhėtarėsh pasi egziston infrastruktura nė cdo stacion. Ky transport ofron njė shpejtėsi lėvizjeje afėrsisht 35 – 40 km/ore. Kostoja e transportit hekurudhor ėshtė 2 – 3 herė mė e ulėt pėr udhėtarėt, ndėrsa kostoja e transportit tė mallrave ėshtė 7 – 9 lek ton/km.

 

 

Copyright © 2006. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.