logo_v1
| Share

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Prokurimeve Publike, Investimeve, Projektimeve e Standarteve

Misioni

Qellimi kryesor i Drejtorisë është kontrolli i plotë i investimeve të Bashkisë në zbatim të planit të përgjithshëm rregullues dhe nxitja e përdorimit sa më ekonomik dhe efektiv të fondeve publike duke ndjekur hap pas hapi.

  1. Hartimi i projekt ideve dhe projekt zbatimeve të investimeve të financuara me fondet nga buxheti i shtetit ose i Bashkisë në respekt të kushteve teknike të projektimit
  2. Garantimin e proçedurave të prokurimit publik për investimet në mbështetje të legjislacionit në fuqi.
  3. Kontrollin e zbatimin e projekteve, të preventivave dhe të investimeve në të gjitha fushat, në veçanti në atë të infrastrukturës.
  4. Identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që mund të dalin gjatë zbatimit të investimeve

Drejtoria është përgjegjëse për zbatimin e proçedurave ligjore në fushën e prokurimeve publike, për punët publike, shërbimet dhe mallrat në mënyrë transpanente në respektim të plotë të principit të barazisë dhe mos diskriminimit.
Ajo punon për krijimin e një baze standartesh dhe çmimesh për tërë institucionin dhe për zërat e punimeve që investohen dhe financohen me fonde buxhetore ose të Bashkisë.