logo_v1
| Share

Denonco veprimet korruptive në Bashkinë e Elbasanit dhe institucionet në varësi të saj

cel
Qëndroni në kontakt me ne

Ndërtimi i ketij portali u mbështet nga UNDP

undp

"Zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak per muajin Janar".

07.02.2014

keshilli bashkiak janar 2014 Bashkia Elbasan kërkon të zhvillojë zonën industriale.

Elbasan më 28 Janar 2014, Këshilli Bashkiak zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë për vitin 2014 me këtë rend dite:

  1. Zëvendësimi i anëtarit të Këshillit të Qarkut
  2. Dhënia e ndihmës ekonomike per muajin Janar 2014
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i të ardhurave të bashkisë dhe nga fondi i kushtëzuar
  4. Mbyllje e proçedurave të privatizimit të banesave shtetërore
  5. Miratimi i strukturës organizative të bashkisë, sektorëve ndihmës të saj dhe ndërmarrjeve vartëse për vitin 2014.
  6. Miratimi i tarifave dhe taksave të bashkisë për vitin 2014

Përmes një relacioni të miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Bashkia e Elbasanit do t’i kërkojë qeverisë dhe ministrive të linjës kalimin në pronësi të disa objekteve të paprivatizuara në ish Kombinatin Metalurgjik.
Qëllimi i kësaj kërkesë të bashkisë Elbasan konsiston në zhvillimin e kësaj zone me qëllim kthimin e tyre në një qendër industriale zhvillimore.
Në kërkesën e Bashkisë përfshihen Uzina e Ferrokromit, Kantieri Makineri-Transport, Sheshi nr.4 etj
Bashkia Elbasan i ka të gjitha kapacitetet për zhvillimin e kësaj zone.